Tirana barazon

Futboll

Tirana barazon

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 23:26
Tirana barazon

Tirana dhe Egnatia u ndanë në barazim 2-2 në miqësoren e zhvilluar në “Selan Stërmasi” në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Të dy trajnerët, Shehi dhe Magani patën mundësi të shikonin gjendjen e futbollistëve dhe të provonin prurjet e reja të merkaton verore.

Rrogozhinasit e nisën me vrull ndeshjen, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 3-të me Bledar Lilajn, i cili e tundi sërish rrjetën në të 37-tën, duke I dhënë epërsinë e dyfishtë skuadrës së tij., shkrzan supersporti.

Tirana u zgjua pak para fundit të pjesës së parë, duke ngushtuar diferencën me Redon Xhixhën, që vetëm pak javë më parë la Laçin për t’iu bashkuar bardhebluve.

Gjatë pjesës së dytë Tirana ishte më dominuese në lojë, derisa shënoi edhe golin e barazimit me një tjetër afrim të verës, Vesel Limajn, që ekzekutoi saktë një 11-metërsh në minutën e 50-të. Në minutat në vazhdim nuk pati ndryshim rezultati, pavarësisht dëshirës së të dyja skuadrave për të tundur sërish rrjetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat