Afrimi më i fundit në gjirin e bardhebluve

Futboll

Afrimi më i fundit në gjirin e bardhebluve

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 11:04
Afrimi më i fundit në gjirin e bardhebluve

Tirana vijon përgatitjet para-sezonale nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi, ndërsa drejtuesit e klubit nuk ndalin punën për të përforcuar organikën, pas një viti ku nuk arritën të zënë asnjë vend në kupat e Europës.

Kështu afrimi më i fundit në gjirin e bardhebluve është ish mesfushori i Shkëndijës së Tetovës, Ennur Totre, i cili u la i lirë nga kuqezinjtë dhe mbrëmjen e djeshme pranoi ofertën e Tiranës për të vijuar karrierën.

Mesfushori 24-vjeçar nga Tetova është rritur pikërisht te Shkëndija, ku edhe debutoi me skuadrën e parë në 2014-ën dhe që atëherë numëron më shumë se 150 ndeshje me fanellën kuqezi e 9 gola të shënuar.

Totre është bërë pjesë edhe e përfaqësueses së Maqedonisë së veriut, me të cilën ka debutuar më 14 tetor të 2020-ës në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, por nuk mori një ftesë për në Euro 2020.

Futbollistit i përfundoi kontrata me Shkëndijën në fund të sezonit dhe nuk rinovoi, por hyri në negociata me klube të shumta për t’u transferuar dhe në fund vendosi të zgjedhë pikërisht fanellën bardheblu të Tiranës.

Totre është mesfushori i tretë që i shtohet organikës së bardhebluve këtë verë, pasi më herët kanë firmosur edhe ish futbollisti i Kukësit Vesel Limaj e fantazisti i ardhur nga Llapi i Podujevës, Engjëll Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat