Koeman i kërkon Laportas që të mos shitet shqiptari

Futboll

Koeman i kërkon Laportas që të mos shitet shqiptari

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 11:18
Koeman i kërkon Laportas që të mos shitet shqiptari

Situata me Rei Manajn te Barcelona është më shumë se e çuditshme. Pasi u shpall golashënuesi më i mirë i katalanasve në ekipin B, për sulmuesin nuk kishte treg në merkato. Sigurisht që vëmendja është e jashtëzakonshme nëse bëhet fjalë për golashënuesin më të mirë të Barcelonës B, por mosha më e madhe e Reit dhe vetë CV e tij që njeh shumë klube brenda pak kohësh nuk kanë bindur skuadrat e tjera që të propozojnë marrëveshje për të.

Barcelona e ftoi së bashku me shumë lojtarë të rinjë që të debutonte kundër Gimnastica. I gjithë qëllimi ishte që Manajn të paraqitej mirë për t’iu rritur më tepër vlera. Por futbollisti i Shqipërisë i surprizoi të gjithë duke qenë ylli i Barcelonës A me tre golat e realizuara.

Koeman dhe Laporta nisin të mendonin më tepër rreth futbollistit në fjalë, ndërsa trajneri i katalanasve e sfidoi duke e aktivizuar si titullar me Gironan.

Rei Manaj i është përgjigjur sërish në mënyrën më të mirë pasi shënoi në minutën e 24, shkruan sport ekpres nga Tirana.

Për fatin e keq sulmuesi u dëmtua dhe la fushën pa u mbyllur pjesa e parë. Megjithatë statistikat janë të frikshme pasi ka arritur të shënojë 4 gola në 2 ndeshje(jo të plota) me Barcelonën, ku mesatarisht realizon 1 gol për 17 minuta. Zhvillime të reja vijnë nga Spanja, ndërsa ‘Fichajes” raporton se trajneri i Barcelonës i ka kërkuar Laportas që të mos shitet Rei Manaj. Gjuha e shifrave po ndryshon planet te katalanasit që ndihen të detyruar për t’i dhënë mundësinë e merituar lojtarit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat