Grealish është një nga objektivat e mëdha të Manchester City-t

Futboll

Grealish është një nga objektivat e mëdha të Manchester City-t

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 12:43
Grealish është një nga objektivat e mëdha të Manchester City-t

Jack Grealish është një nga objektivat e mëdha të Manchester City-t në këtë merkato vere, me klubin që është gati të paguajë plot 100 milionë paundë për ta transferuar sulmuesin 25-vjeçar në “Etihad Stadium”.

Megjithatë misioni i “citizens” nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi futbollisti vlerësohet maksimalisht nga drejtuesit e Aston Villës, të cilët janë gati t’i ofrojnë një pagë faraonike, ndonëse edhe momentalisht e kanë blinduar me një kontratë të vlefshme deri në verën e 2025-ës.

Kështu burime pranë klubit bëjnë me dije se sulmuesit Grealish do t’i ofrohet një kontratë e re me pagë prej 200 mijë paundësh në javë, çka do ta bënte atë një nga lojtarët më të paguar në kampionatin anglez.

Synimi i drejtuesve të Aston Villës është që të ndërtojnë të ardhmen e skuadrës pikërisht rreth Grealish, një lojtar që edhe sezonin e kaluar ka treguar se ka aftësitë e duhura për të udhëhequr ekipin drejt niveleve më të larta të kampionatit anglez.

Me një pagë të tillë, edhe vetë futbollisti do të ketë më shumë motivim të qëndrojë në “Villa Park” ku i është dhënë mundësia të jetë lider, ndryshe nga Manchester City, ku do të jetë një emër mes yjeve të shumtë në dispozicion të Pep Guardiolës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat