Rashani e nis me gol në Francë

Futboll

Rashani e nis me gol në Francë

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 12:48
Rashani e nis me gol në Francë

Elbasan Rashani ka bërë hapin e madh në karrierë, duke u transferuar në futbollin francez.

Pas gjashtë muajve shkëlqim në Superligën e Turqisë, Rashani u transferua tek skuadra e sapo ngjitur në Ligue 1, Clermont.

E në ndeshjen e tij debutuese, Rashani ka arritur të shënojë edhe golin e parë.

Sulmuesi nga Kosova u inkuadrua në pjesën e dytë për Clermontin në fitoren 3-2 ndaj St Etiennes.

Vushtrriasi realizoi golin e tretë në ndeshje, kur u gjend mjaftë mirë në zonë dhe me lehtësi e dërgoi topin në rrjetë.

Goli i tij i parë me Clermontin tregon qartë se Rashani është në formë dhe pritet shumë nga ai në Ligue 1..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat