PSG-ja takohet me agjentin e lojtarit të Napolit

Futboll

PSG-ja takohet me agjentin e lojtarit të Napolit

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 16:47
Koulibaly

Paris Saint-Germain ka shprehur interesim për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, pasi edhe u takuan me agjentin e tij Fali Ramadani.

30-vjeçari dëshiron të largohet nga Napoli dhe La Gazzetta dello Sport raportoi në fillim të kësaj jave se napolitanët tanimë kanë refuzuar një ofertë prej 30 milionë euro nga Manchester United.

Sky Sport Italia konfirmon që lojtari dëshiron të largohet, por mohon që Partenopei të ketë marrë ndonjëherë një ofertë për përfaqësuesin e Senegalit.

Ndoshta PSG shpejt mund të bëjë lëvizjen e tyre pasi agjenti i mbrojtësit, Fali Ramadani, thuhet se u takua me gjigandët e Ligue 1, shkruan footballitalia.

Sipas Il Corriere dello Sport, drejtori i PSG Leonardo u takua me Ramadanin në fillim të kësaj jave për të diskutuar lëvizjen e mundshme të mbrojtësit në Parc des Princes.

Koulibaly do të ishte partner i Sergio Ramosit në mbrotje, por gjithashtu trajneri Pochettino mund ta ndryshoj formacionin duke përdorur një mbrojtje me tre Ramos, Koulibaly dhe Marquinhos.

Sipas mediave italiane, Napoli ende nuk ka marr një ofertë zyrtare për senegalezin, i cili u transferua nga Genk për rreth shtatë milionë euro në 2014.

“Koulibaly është në shitje, por unë do të doja që ai të qëndronte. Unë kurrë nuk kam punuar me askënd kaq të mirë, jo vetëm si lojtar, por edhe si njeri”, tha trajneri i Napolit Luciano Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat