Shqiptari firmos me skuadrën arabe

Futboll

Shqiptari firmos me skuadrën arabe

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 16:54
Shqiptari firmos me skuadrën arabe

Ezgjan Alioski është zyrtarisht futbollist i ri i skuadrës “Al Ahli” në Arabinë Saudite.

Kjo e fundit plotësoi të gjitha kërkesat financiare të Alioskit, para skuadrave të Fenerbahçes dhe Trabzonsporit.

Alioski firmosi kontratën 2 vjeçare me Al Ahlin, për të cilën do të përfitojë 5.4 mln euro në përgjithësi. Skuadrat turke pas bisedimeve të stërgjatura, në fund nuk ofruan më shumë 4 mln euro për kontratën 2 vjeçare.

Përpos pagesës, Ezgjan Alioski do të përfitojë së paku edhe një mln euro me vet firmosjen e kontratës, në të cilën ka klauzolë për bonuse shtesë, në varësi të arkëtimit të trofeve me klubin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat