Dortmund e interesuar për nënshkrimin e Demiral

Futboll

Dortmund e interesuar për nënshkrimin e Demiral

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 17:09
Borussia Dortmundi

Borussia Dortmundi duke se do të bëjë ofertë për të nënshkruar me mbrojtësin e Juventusit, Merih Demiral.

Turku dëshiron të largohet nga Torino për të luajtur më shumë, dhe si duket Zonja e Vjetër është e hapur për ta shitur atë për 35 milionë euro, shkruan footballitalia.

Demiral është një opsionet e Atalatans për të zëvnedsuar Cristian Romero, nëse argjentinasi bashkohet me Tottenham, por sipa Sky Sport Italia, Dortmundi tani është gati të dërgojë një ofertë zyrtare për ish-mbrojtësin e Sassuolos.

Demiral kështu mund të ribashkohet me ish-mesfushorin e Juventusit, Emre Can i cili u transferua në Gjermani në janar 2020 për shkak të kohës së limituar në Torino, gjatë kohës sa ishte trajner Maurizio Sarri.

Turku u bashkua me Juventusin në 2019 për një shifër rreth 18 milionë euro.

Demirali pësoi një dëmtim të ligamentit në gju në janar 2020, ndërsa ka luajtur 32 ndeshje me Bianconerët. Ai shënoi gol kundër Romës, ku edhe e pësoi dëmtimin e gjurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat