Levante kërkon 15 milion euro për Bardhin

Futboll

Levante kërkon 15 milion euro për Bardhin

Nga: K.G. Më: 25 korrik 2021 Në ora: 17:42
Levante kërkon 15 milion euro për Bardhin

Enis Bardhi është në rrugën e duhur dhe drejt një transferimi në ndonjë ekip gjatë këtij afati kalimtar veror. 

Skuadrat italiane Milan dhe Torino janë në garë për të nënshkruar me lojtarin e kombëtares së Maqedonisë së Veriut.

Mediat spanjolle raportojnë se Levante do t'i kërkojë 15 milion euro Torinos për shërbimet e Bardhit.

Levante gjithashtu ka një krizë të vogël financiare, kështu që nga këto mjete (15 milion) do të ndihmojnë nëse Bardhi shkon në ndonjërën nga skuadrat italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat