Mavraj barazon em ekipin e tij në Verl

Futboll

Mavraj barazon em ekipin e tij në Verl

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 17:46
Mavraj feston në ndeshjen e parë

Mërgim Mavraj e nis si një lider aventurën e tij të re me klubin e Turkgyçy Mynih në kategorinë e tretë gjermane.

Mbrojtësi i përfaqësues shqiptare ka festuar në ndeshjen e parë të kampionatit të skuadrës së tij me një rezultat pozitiv në transfertë, por edhe me shiritin e kapitenit në krah.

Mavraj ishte afruar nga drejtuesit e klubit pikërisht për eksperiencën e tij të madhe në radhët e klubeve të Bundesligës, por edhe të përfaqësues shqiptare.

Për këtë arsye, ai ka marrë edhe rolin e liderit në ekip, për të përçuar këtë eksperiencë të tij te të rinjtë.

Sot ai e bëri më së miri një gjë të tillë, pasi Turkgyçy barazoi me shifrat 0:0 në fushën e Verl dhe prapavija e udhëhequr nga ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare, rezistoi mjaft mirë duke mos pësuar gol. Kështu, nisi me një barazim e rrjetën të paprekur eksperienca e re në Bundesligën 3 për Mavrajn, ku ai kishte luajtur për herë të fundit në vitin 2009.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat