Sot është një ditë e veçantë për Lazio.
Klubi kryeqytetas feston ditëlindjen e Igli Tares, i cili ka qenë pjesë e bardhekaltërve tash 16 vite; së pari si futbollist dhe tani si menaxher. Ditëlindja e drejtorit sportiv shqiptar, i cili sot fryn 48 qirinj, u festua nga llogaritë në rrjetet sociale të Lazio.
Për Tare, përveç shumë lojtarëve të fortë të gjetur me çmime të ulëta (mbi të gjitha Sergej Milinkovic-Savic), gjithashtu gjashtë trofe të fituar midis Kupave të Italisë dhe Superkupave të Italisë gjatë karrierës në kryeytetin italian.
“Krahu i djathtë” i presidentit Lotito, i vlerësuar shumë nga opinioni futbollistik italian.