I pirë dhe duke tradhtuar gruan, ky është emri i madh i sportit

Futboll

I pirë dhe duke tradhtuar gruan, ky është emri i madh i sportit

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 18:45
I pirë dhe duke tradhtuar gruan, ky është emri i madh i sportit

Ish-sulmuesi i Anglisë, Wesly Rooney, tashmë trajneri I Derbyt, vazhdon të bëjë bujë me jetën e tij të shthurur. Historitë e tij të tradhtisë bashkëshortore në vitet kur ishte futbollist kanë bërë shpesh bujë, ashtu si edhe lajmet se shpesh ishte nën efektet e alkoolit.

Duket se kjo situatë vazhdon edhe tani dhe pamjet e reja kompromentuese i ka publikuar një bionde, e cila me sa duket ka kaluar një natë të nxehtë me ish-sulmuesin.

Pamjet kanë qarkulluar fillimisht në Snapchat e më pas janë shpërndarë edhe në rrjetet e tjera sociale duke përfunduar në Twitter.

Image

Vajza e paidentifikuar ende, ka shpërndarë foto në klub me Runin, duke u puthur me të. 

Image

E më pas në një dhomë hoteli, ku është edhe një femër tjetër. Aty Rooney duket sikur nuk është në gjendje të qëndrojë zgjuar, me sa duket nën efektet e alkoolit, aq sa një nga vajzat ka fotografuar tjetrën që bënte poza provokuese pranë fytyrës së ish-sulmuesit, i cili ishte në gjumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat