Skuadra shqiptare e fillon fuqishëm Kampionatin në Mal të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare e fillon fuqishëm Kampionatin në Mal të Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 25 korrik 2021 Në ora: 18:59
Skuadra shqiptare e fillon fuqishëm Kampionatin në Mal të Zi

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, ashtu si i ka hije, e ka filluar edicionin e ri në Kampionatin e Malit të Zi.

Deçiqi ka shënuar fitore në konak të vetin, me rezultat 2:0 ndaj Zetës nga Gullobovci, në hapje të kampionatit.

Golat u shënuan nga futbollistët Kristijan Vulaj (19’) dhe Matija Bozhanoviç (25’).

Deçiqi pas eliminimit nga garat evropiane, tërë fokusin e ka në kampionat për rezultate sa më të mira.

Sfidën e radhës Deçiqi e luan në udhëtim kundër Jezeros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat