Vetëvritet lojtari i tretë në 6 muajt e fundit

Futboll

Vetëvritet lojtari i tretë në 6 muajt e fundit

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 19:03
Vetëvritet lojtari i tretë në 6 muajt e fundit

Tragjedi pas tragjedie në Uruguaji, që vajton sot një tjetër futbollist.

Emiliano Cabrera është i treti lojtar uruguaian në gjashtë muajt e fundit që i ka dhënë fund jetës.

27-vjeçari luante si mbrojtës i majtë dhe aktivizohej me Villa Teresa, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit vendas.

Shkaku i veprimit drastik nuk dihet, por mediet lokale shkruajnë se motivi lidhet me problemet familjare që ka pasur Emiliano kohët e fundit.

Ovacion raporton se i riu po kalonte momente shumë të vështira dhe shokët e skuadrës kanë vendosur të grumbullojnë para për të paguar shpenzimet e ceremonisë mortore.

Më parë në Uruguai kanë kryer vetëvrasje ish-sulmuesi Santiago Garcia dhe ish-mbrojtësi Ëilliams Martinez. Ky i fundit luante te Villa Teresa bashkë me Cabrera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat