Cristiano Ronaldo arrin në Torino

Futboll

Cristiano Ronaldo arrin në Torino

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 19:09
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka arritur në Torino dhe pritet që nesër të fillojë para-sezonin e tij në Continassa.

36-vjeçarit i ka mbetur edhe një vit nga kontrata me gjigandët e Serie A, Juventus dhe do të fillojë nesër sezonin e tij të katërt në Torino.

Ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Manchester United ka zbarkuar në Aeroportin Caselle të Torinos me avionin e tij privat.

Pavarësisht raporteve rreth një lëvizje në PSG, Ronaldo do të fillojë stërvitjen me Bianconerët nesër.

Nënkryetari i klubit, Pavel Nedved konfirmoi se Ronaldo nuk do të largohet nga klubi në afatin kalimtar të verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat