Selmani asiston, Hammarby fiton derbin në Suedi

Futboll

Selmani asiston, Hammarby fiton derbin në Suedi

Nga: Kemajl Goca Më: 25 korrik 2021 Në ora: 19:30
Selmani asiston, Hammarby fiton derbin në Suedi

Sulmuesi nga Kosova, Astrit Selmani, vazhdon me formën e mirë. 

Ai me ekipin e tij, Hammarby, sot triumfuan në derbin suedez, me rezultat 2:1 kundër Norrkoping. 

Selmani asistoi në golin e parë në minutën e 26-të, kur Lidwingson realizoi për 1:1.

Për vendasit shënuan Ludwigson (26') e Poulsen (83') dhe për Norrkoping Adegbenro (2').

Selmani u zëvendësua në minutën e 90+3. 

Pas javës së 13-të në Kampionatin e Suedisë, Hammarby ngritët në pozitën e 4-të me 21 pikë, duke lënë pas Norrkoping në vend të gjashtë me 17 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat