Zbulohet arsyeja e shkarkimit të trajnerit

Futboll

Zbulohet arsyeja e shkarkimit të trajnerit

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 19:37
Zbulohet arsyeja e shkarkimit të trajnerit

Në Rumani ka ardhur menjëherë edhe largimi i trajnerit Ouzounidis pas humbjes së pësuar nga Laçi.

Kjo është cilësuar si tronditje e madhe për Craiovan pasi nuk e tregoi favoritin absolut në fushën e lojës.

Presidenti i klubit, Sorin Cartu, zgjodhi që të hiqte nga drejtimi teknikun grek dhe ndihmësin e tij, Bledar Kola.
Por në mediat greke po zbulohen arsye të tjera mbi shkarkimin e Ouzounidis.

Sipas asaj që raportojnë burime të brendshme nga trajneri në fjalë, gjithçka lidhej me dëshirën e presidentit të Craiovas për të ndikuar në formacion.

Pra Sorin Cartu ka zgjedhur disa futbollistë që duhej të luanin nga minuta e parë, por propozimi i hedhur nuk po pranohej nga Ouzounidis. Ka mjaftuar vetëm një shkas që ishte humbja me Laçin për të sjellë ndarjen e bashkëpunimit pasi kishin fituar Kupën dhe Superkupën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat