Kthen fati për Rey Manaj, Koeman flet me Presidentin: Është si Aguero

Futboll

Kthen fati për Rey Manaj, Koeman flet me Presidentin: Është si Aguero

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 20:01
Kthen fati për Rey Manaj, Koeman flet me Presidentin: Është si Aguero

Largimi i Rey Manaj nga Barcelona dukej fakt i kryer, po 180 minutat e fundit të lojës së shqiptarit duket se kanë përmbysur gjithçka.

Loja dhe golat e tij, 4 në dy ndeshje, kanë impresionuar trajnerin holandez Koeman. Dhe çështjen ky i fundit e ka dërguar deri tek Presidenti Joan Laporta.

Performanca individuale e sulmuesit të kombëtares shqiptare i është dukur trajnerit e ngjashme me ato të argjentinasit të sapoardhur te Barcelona, Sergio Kun Aguero.

Vitin e kaluar, Manaj luajti për Barcelonën B, por menaxheri ka menduar që futbollisti të jetë pjesë e ekipit të parë edhe pse nuk mungojnë emra të mëdhenj si Philipe Coutinho apo Antoine Griezman e Mempshis Depay si alternativa.

Barcelona ende nuk ka marrë oferta zyrtare për shqiptarin, kështu që një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij nuk është marrë ende..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat