Muriqi pritet të qëndrojë te Lazio

Futboll

Muriqi pritet të qëndrojë te Lazio

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 20:26
Muriqi pritet të qëndrojë te Lazio

Përpara takimit të djeshëm mes Lazios dhe Triestinës, Maurizio Sarri, Claudio Lotitto dhe Igli Tare kanë drekuar së bashku.

Ka qenë pikërisht merkatoja e klubit ajo që ka mbledhur në një tryezë këto figura të skuadrës kryeqytetase. Gjatë takimit është diskutuar mbi largimet dhe afrimet e Lazios këtë verë.

E ardhmja e Vavro varet e gjitha në duart e trajnerit, ndërsa e njëjta gjë nuk vlen për Vedat Muriqin dhe Correan.

Në sulmin e Lazios ka vend vetëm për një mes sulmuesit shqiptar dhe Caicedos, prandaj dikush duhet ti thotë lamtumirë fanellës bardhekaltër.

Megjithatë ai që do të vendosë nuk do të jetë Sarri, por tregu i transferimeve.

Sulmuesi që do të largohet do të jetë ai i cili do të ketë më shumë oferta këtë verë. E në këtë pikë, ekuadoriani duket se do të jetë ai që do të largohet, duke qenë se ka zhvilluar një sezon më pozitiv se Muriqi, si dhe prej kohësh ka qenë nën vëzhgimin e klubeve të tjera.

Ndërkohë alternativa të reja për repartin e avancuar janë Julian Brandt dhe Kajehon. Për sa i përket gjermanin, Tare duhet të bindë Borusian e Dortmundit të japë miratimin për një transferim me huazim me të drejtë blerje në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat