Pjanic drejtë rikthimit të madh

Futboll

Pjanic drejtë rikthimit të madh

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 21:49
Miralem Pjanic

Pjanic me valixhet gati, edhe Inter në garë për shërbimet e tij.

Që Miralem Pjanic është i destinuar të largohet nga Barcelona kjo është kuptuar prej kohësh, lojtari nuk preferohet nga Koeman dhe shikon hapësirat ti ngushtohen gjithnjë e më tepër.

Në klubin blaugrana po kërkojnë të reduktojnë organikën dhe buxhetin e pagave për të bërë të mundur federimin e Lionel Messit, dhe në klubin katalanas synojnë ti gjejnë sa më shpejt një sistemim.

Në lidhje me Pjanic është folur prej kohësh për interesimin e PSG , por më shumë mundësi rruga që do të përshkojë është një rikthim në Itali. Juventusi e dëshiron, por peshon shumë paga prej 7 milionë eurosh në sezon, një shifër që në Serinë A, klubet nuk kanë luksin t’ia lejojnë vetes.

Megjithatë burime pranë lojtarit këmbëngulin se Pjanic është gati të reduktojë pagën, me synimin që të rikthehet për të luajtur me vazhdimësi në fushën e blertë. Për këtë arsye janë të shumta skuadrat që po provojnë ta marrin, dhe sipas mediave spanjolle përveç Juventusit dhe PSG, në garën për Pjanic është futur së fundmi edhe Interi.

Mediat iberike nuk janë shumë detaje në lidhje me këtë tentativë të zikaltërve, megjithatë është e qartë se një mesfushor me cilësitë e Pjaniç do t’i bënte punë Interit.

Gjithsesi për të arritur te Pjanic në shtëpinë zikaltër duhet që më parë të lirohen nga Arturo Vidal duke patur parasysh pagën e lartë por edhe rendimentin e kilianit në sezonin e shkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat