Roma e Mourinho me “manita”, Zaniolo spektakolar! Ancelotti e pëson nga Gerrard

Futboll

Roma e Mourinho me “manita”, Zaniolo spektakolar! Ancelotti e pëson nga Gerrard

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 22:07
Nicolo Zaniolo dhe Carlo Ancelotti

Vera e miqësoreve për ekipet e mëdha në pritje që në fund të gushtit të nisin të gjitha kampionatet.

Sot ka qenë radha e Romës së Mourinho-s që të dhurojë spektakël në suksesin e thellë 5-2 ndaj hungarezëve të Debrecen.

Fanellë titullari për Marash Kumbullës në testin e sotëm.

Shkëlqeu Dzeko me dy gola dhe Mayoral, por sigurisht skenën e mori Zanioli, i cili në minutën e 52-të realizoi një perlë me parabolë.

Kujtojmë që pas kalvarit të gjatë të dëmtimeve, talenti italian dhe verdhekuq duket se po merr veten dhe do të jetë një armë e shtuar për Jose Mourinho.

Bie Real Madrid i Ancelottit në miqësoren e luajtur me Rangers e Steven Gerrard.

Braziliano Rodrygo (8′) kaloi “Los Blancos” në avantazh, por kampionët e Skocisë përmbysën rezultatin në pjesën e dytë dhe arritën një fitore morali.

Fashion Sakala dhe Cedric Itten realizuan golat e fitores për ekipin e Steven Gerrard, teksa “Los Blancos” e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes më të kuq të mbrojtësit Nacho (76′).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat