Arrihet marrëveshja, Varane do të transferohet tek gjiganti anglez

Futboll

Arrihet marrëveshja, Varane do të transferohet tek gjiganti anglez

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 16:09
Raphael Varane

Raphael Varane pritet ta vazhdojë karrierën në Angli te Manchester United.

Man Utd dhe Real Madrid ishin në bisedime gjatë javëve të fundit për të arritur një marrëveshje.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, tani dy klubet kanë arritur marrëveshje dhe kanë mbetur detajet e fundit që Varane të transferohet tek United.

Mbrojtësi prej kohësh kishte arritur marrëveshje personale me klubin anglez, dhe tani edhe klubet kanë bërë një gjë të tillë.

Transferimi i francezit te “Dajtë e Kuq” do të kushtoj rreth 45 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat