Debutimi i Ramos me PSG mbetet një mister

Futboll

Debutimi i Ramos me PSG mbetet një mister

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 16:19
Sergio Ramos

Pasi ka humbur tri ndeshjet e para miqësore të përgatitores së verës për shkak të shqetësimeve muskulore, qendërmbrojtësi iberik vazhdon të kryejë punë specifike.

Sidoqoftë, dhe siç raportohet nga “Le Parisien”, ish-kapiteni i Real Madridit nuk do të luajë as nesër kundër Sevilla në miqësoren e fundit përpara Superkupës së të dielës kundër Lille.

Si Pochettino, ashtu edhe stafi mjekësor i PSG-së nuk duan t’i japin Ramos minuta derisa të ndihet 100% fizikisht.

Lëndimet e vazhdueshme që pësoi gjatë sezonit të kaluar e kanë detyruar trajnerin argjentinas të hartojë një plan të veçantë për veteranin spanjoll, me synimin për të parandaluar ndonjë dëmtim që do ta pengonte atë të luante ndeshjet e para të sezonit të ri.

Prandaj, debutimi i Ramos mund të vijë të dielën kundër Lille, megjithëse as Pochettino dhe as stafi teknik i PSG nuk kanë qenë në gjendje ta konfirmojnë praninë e tij në formacion. Mbrojtësi është i etur për të luajtur minutat e tij të para me fanellën e re, por në klub duan të jenë të kujdesshëm në mënyrë që nënshkrimi i ri i ekipit. Ata duan që Ramos të luajë nga fillimi i sezonit të ardhshëm, të mos rrezikojë më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat