Sassuolo insiston në transferimin e Rey Manajt

Futboll

Sassuolo insiston në transferimin e Rey Manajt

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 16:40
Rey Manaj

Klubi italian është shumë i interesuar për sulmuesin Rey Manaj.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Sassuolo duket shumë e interesuar për transferimin e Manaj gjatë afatit kalimtar të verës.

Drejtuesit e klubit italian e shohin futbollistin e Barcelonës si përforcim ideal për sulmin e tyre.

Shqiptari ka shkëlqyer në para-përgatitjet e ‘Blaugranëve’ duke realizuar katër gola në dy ndeshje.

Qëndrimi i tij në Spanjë duket i vështirë, ndërsa interesim për të ka shfaqur edhe Famalicao dhe Cadizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat