Roma dërgon ofertë për Lenglet, pret vendimin e Barcelonës

Futboll

Roma dërgon ofertë për Lenglet, pret vendimin e Barcelonës

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 17:08
Clement Lenglet.

Klubi italian ka shfaqur interesim për mbrojtësin Clement Lenglet.

Sipas ‘Sport’, Roma tashmë ka dërguar ofertën e parë në drejtim të Barcelonës për Lengletin.

Raportohet se klubi italian ka dërguar një ofertë rreth 15 milionë euro për mbrojtësin.

‘Blaugranët’ nuk llogarisin më në futbollistin e tyre, dhe janë të hapur ta shesin por po kërkojnë rreth 25 milionë euro.

Bisedimet mes dy klubeve pritet të vazhdojnë, dhe një marrëveshje mund të arrihet gjatë javëve të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat