Interi nxjerr Lautaron në shitje, ia cakton çmimin

Futboll

Interi nxjerr Lautaron në shitje, ia cakton çmimin

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 17:24
Lautaro Martinez

Lautaro përjetoi një sezon shumë të mirë, duke fituar titullin në Itali dhe Copa American me Argjentinën.

E ardhmja e sulmuesit është ende në dyshim dhe qëndrimi i tij te Interi nuk është aspak i sigurt.

Kontrata e tij skadon pas tre vitesh, por ende nuk ka marrëveshje me Interin për rinovimin. Vetë agjenti i tij ka konfirmuar se nuk përjashtohet largimi dhe e reja është se edhe Interi e mendon shitjen e tij. Madje i ka caktuar edhe çmimin.

Nga Italia bëjnë me dije se nëse vjen një ofertë prej të paktën 70 milionë eurosh. Barcelona është interesuar kohë më parë, por tani jo më sepse nuk ka para. Atletico është një ndër klubet që e duan argjentinasin dhe po lëvizin në drejtim të tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat