Legjenda nuk heq dorë: Dua të jem në Katar 2022

Futboll

Legjenda nuk heq dorë: Dua të jem në Katar 2022

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 19:07
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon nuk ka ndërmend të “varë dorezat në gozhdë”. Rikthimi te Parma është bërë me qëllim që të sjellë sërish emilianët në Serinë A, ndërsa në aspektin personal synon të jetë pjesë e Italisë në Botërorin e Katarit vitin e ardhshëm.

“Unë jam 43 vjeç dhe për respekt të punës së trajnerit, nuk do të kandidohem asnjëherë, por Botërori më shërben për të ëndërruar, pasi në të kundërt pse duhet të vazhdoj të luaj.

Është thuajse e sigurt që Mancini nuk do të më grumbullojë dhe me të drejtë, pasi ka tashmë lojtarët e tij, por unë duhet të mendoj që kam një Botëror përpara, në mënyrë që të motivohem edhe më shumë”, – u shpreh portieri legjendar italian.

Me 43 vite mbi supe, Buffon nuk ka ende një datë se kur do të tërhiqet nga futbolli i luajtur, megjithatë pranon se kur të vijë ky vendim, nuk do ta vuajë shumë, pasi do t’u përkushtohet pasioneve të tjera që i ka lënë pas dore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat