Real Madrid shpresat te Mbappe

Futboll

Real Madrid shpresat te Mbappe

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 21:18
Kylian Mbappe

Gjiganti spanjoll po insiston për transferimin e Kylian Mbappe.

Sipas “L’Equipe”, Real Madridi nuk e kanë në plan të dorëzohet për transferimin e Mbappes.

Raportohet se gjiganti spanjoll po synon të bëjë goditjen finale për sulmuesin në ditët e fundit të merkatos, pra në javën e fundit të gushtit.

Francezi ka kontratë me PSG deri më 30 qershor të vitit 2022 dhe ende nuk ka vendosur të rinovojë.

Në anën tjetër drejtuesit e ‘Parisienëve”, nuk dëshirojna ta shesin atë, por nëse futbollisti nuk vazhdon kontratën atëherë vitin e ardhshëm mund të largohet si futbollist i lirë.

Gjithçka mbetet e hapur, dhe e ardhmja e 22-vjeçarit duket që nuk do të përcaktohet deri në përfundimin e afatit kalimtar të verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat