Koronavirus te klubi i Bundesligës, Denis Zakaria del pozitiv

Futboll

Koronavirus te klubi i Bundesligës, Denis Zakaria del pozitiv

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 22:35
Denis Zakaria

Rast me koronavirus te M’Gladbach. Një nga lojtarët më të mirë të ekipit gjerman është infektuar me Covid-19.

Ai është Denis Zakaria, i cili shkëlqeu me Zvicrën në Euro 2020. Mesfushori 24-vjeçar ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Me anë të një komunikate zyrtare, klubi gjerman thekson se lojtari ndodhet në karantinë dhe nuk ka pasur kontakt me pjesën tjetër të ekipit.

Një lajm i keq për lojtarin, i cili kishte marrë oferta të ndryshme nga merkato. Klube si Arsenal dhe Napoli po garonin për shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat