“Italia nuk fitoi vetëm nga loja e bukur”

Futboll

“Italia nuk fitoi vetëm nga loja e bukur”

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Roberto Carlos është ndalur te suksesi i Italisë në Euro 2020 dhe sezoni i ri i Serie A në prononcimin e dhënë për La Repubblica. Braziliani i njohur ndalet te kombëtarja e Roberto Mancinit, teksa është i bindur që Serie A do na zbavisë të gjithëve.

“Italia nuk fitoi Euro 2020 vetëm nga loja e bukur, ata luajtën me mentalitetin e duhur. Kjo është mënyra për të avancuar përpara. Spanja që mban topin dhe Anglia që fizike, mposhtën vetëm me kokë të fortë dhe qëndrimin e duhur.

Italia erdhi në rritje, fizikisht ishte top dhe e meritoi trofeun. Vitin tjetër është Botërori dhe Brazili im duhet të ketë shumë kujdes nga kombëtaret evropiane“, deklaron Roberto Carlos, i cili ka një mendim edhe për Serie A.

“Do të jetë shumë i luftuar sezoni i ri në Itali. Rikthimi i Jose Mourinho ka rritur nivelin e kampionatin. Jam shumë kurioz të shoh se çfarë do të bëjë Sarri te Lazio. Ai preferon një futboll sulmues, njësoj si Simone Inzaghi.

Serie A do të jetë një kompeticion shumë i bukur, më kujton kohën kur luaja në Itali“, thekson një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në historinë e futbollit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat