Allegrin nuk e bind Pjaca, kroati huazohet te rivalët

Futboll

Allegrin nuk e bind Pjaca, kroati huazohet te rivalët

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 23:08
Juventusi

Marko Pjaca është rikthyer te Juventusi pas huazimit te Genoa, por ai do të huazohet sërish.

Mesfushori do t’i bashkohet Torinos, rivalëve të qytetit, raporton TuttoMercatoWeb.

Pjaca u shit nga Dinamo te Juventus në verën e vitit 2016 për një shumë rekorde prej 23 milionë eurosh.

Ai u dëmtua rëndë dhe kaloi disa sezone të fundit në huazim te Schalke, Fiorentina, Anderlecht dhe Genoa.

TuttoMercato shkruan gjithashtu se Torino mposhti Veronën në finish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat