Barcelona i bën “zullum” Ilaix Moribas, ia shtyn takimin për negocim për të enjten

Futboll

Barcelona i bën “zullum” Ilaix Moribas, ia shtyn takimin për negocim për të enjten

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 00:32
Ilaix Moriba.

Klubi i Barcelonës duket se është shumë e nervozuar me kërkesat dhe sjelljet e futbollistit, Ilaix Moriba.

Agjenti i Moribas kishte për t’u takuar me zyrtarët e Barcelonës për të negociuar në lidhje me të ardhmen e futbollistit, por klubi katallan e shtyu takimin për të enjtën me arsyetimin që dy palët të kenë më shumë kohë për të menduar, transmeton Indeksonline.

Barcelona i ofroi kontratë Moribas me pagë jo aq sa e kishte kërkuar.

Moriba nuk e pranoi dhe kërkoi që t’i plotësohen kërkesat. Megjithatë, Barcelona e largoi atë nga ekipi për ndeshejt para sezonale dhe nuk po e lënë të grumbullohen as me Barcelonën B.

Këto veprime të Barcelonës janë bërë për ta bërë futbollistin të vendos më shpejt për të ardhmen.

Katalanasit e kanë kërcënuar Moriban se nuk do të luaj asnjë minutë sezonin e ardhshëm nëse vendos të largohet dhe të mos e pranoj kontratën e propozuar.

Ilaix Moriba në vitin e ardhshëm do të jetë futbollist i lirë, pasi i skadon kontrata./Indeksonline/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat