Sinjale alarmi për drejtuesit e Interit

Futboll

Sinjale alarmi për drejtuesit e Interit

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 11:04
Sinjale alarmi për drejtuesit e Interit

Stefan de Vraj është një nga pikat kyçe të mbrojtjes së Interit, por sinjale alarmi për drejtuesit vijnë nga agjenti i tij Mino Raiola.

Sipas zërave të merkatos, menaxheri italo-holandez po kërkon ta çojë klientin e tij në Angli dhe ka biseduar me disa drejtorë sportivë të klubeve.

Te zikaltrit është e sigurt që kërkohet të vazhdohet më holandezin për të cilin edhe trajneri i ri, Simone Inzagi, flet me superlativa, por një ofertë e mirë mund t’i joshte që të hiqnin dorë nga shërbimet e tij.

Duke marrë parasysh edhe faktin që mbrojtësi ka qenë një transferim më parametër zero, shitja e 29-vjeçarit do t’u sillte arkave të klubit një plusvalencë të konsiderueshme të ardhurash duke ndikuar pozitivisht në bilancin financiar të klubit milanez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat