Van Dijk gati të rikthehet në fushë

Futboll

Van Dijk gati të rikthehet në fushë

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 11:26
Van Dijk gati të rikthehet në fushë

Pas më tepër se 9 muajsh larg fushave të futbollit, mbrojtësi holandez, Virgil Van Dijk është gati të rikthehet, transmeton Insporti.

Van Dijk është gati të provojë rikthimin gradual në fushën e lojës, duke nisur nga kjo e enjte në miqësoren ndaj Herthës së Berlinit.

Lajmin e ka dhënë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili deklaroi se pret që Van Dijk të mund të luajë të paktën 20 apo 30 minuta në miqësoren ndaj klubit gjerman, për të vijuar më pas me rritjen graduale të ngarkesës.

Mbrojtësi holandez mungon që prej 17 tetorit të vitit të kaluar, ku një ndërhyrje e rëndë e portierit Pickford në derbin ndaj Evertonit, i shkaktoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe operacioni u bë i pashmangshëm.

Gjithashtu dëmtimi e la Van Dijk edhe jashtë Kampionatit Europian, aty ku Holanda dështoi që në fazën e 1/8-ave dhe pikërisht pas një gabimi në mbrojtje nga ana e Mathijs De Ligt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat