Short interesant për skuadrat shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Short interesant për skuadrat shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 11:35
Short interesant për skuadrat shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, është hedhur shorti për ndeshjet e sezonit të ri garues në Ligën e Parë.

Në raundin e parë, ekipi i Shkupit do të udhëtojë për në Shtip, ndërsa përballë do të jetë skuadra e Bregallnicës.

Struga Trim&Lum luan në konak të Akademia Pandev, kampioni Shkëndija e Tetovës luan në Tikvesh dhe Renova e pret Skopjen.

Çiftet për raundin e parë në sezonin 2021/22:

Akademija Pandev – Struga Trim&Lum
Rabotniçki – Boreci
Tikvesh – Shkëndija
Renova – Skopje
Bregallnica – Shkupi
Makedonija Gj.P. – Pelister

Fillimi i garave në sezonin e ri në Ligën e Parë është caktuar më 7 dhe 8 gusht.

Ndeshjen e parë si vendas e luajmë në xhiron e dytë kundër Makedonija Gj.P.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat