Juve sfidon Milanin

Futboll

Juve sfidon Milanin

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 11:40
Juve sfidon Milanin

Shtohen pretendentët për talentin brazilian Kaio Jorge, pasi përveç Milanit e Benficës, që negociojnë prej javësh transferimin e tij, në garë së fundi është futur fuqishëm edhe klubi i Juventusit.

Bardhezinjtë i kanë dërguar një letër klubit brazilian të Santosit, që ka pronësinë e kartonit të Kaio Jorge dhe gjithashtu një kontratë që i mban palët të lidhura deri në dhjetor të këtij viti.

Në letër bardhezinjtë vënë në dijeni klubin brazilian se kanë interes për futbollistin dhe se kanë nisur paralelisht negociatat me të, ndaj nëse arrihet një marrëveshje me Kaio Jorge, atëherë Cherubini pritet të ulet në tavolinë me drejtuesit e Santosit për të përcaktuar formulën.

Milani ndjek prej kohësh sulmuesin brazilian dhe ka në favor një marrëveshje paraprake të arritur me të, ndërsa Benfica provon të rivalizojë kuqezinjtë, pasi ka një akord me Santosin, që deri tani ka qenë në favor të shitjes së futbollistit në Portugali.

Megjithatë përfshirja e Juventusit mund të ndryshojë skenarët, pasi bardhezinjtë janë gati të joshin sulmuesin, por edhe Santosin, që i kanë premtuar se do ta lënë Kaio Jorge në huazim deri në muajin dhjetor dhe vetëm në fillim të vitit të ardhshëm do ta transferojnë përfundimisht në Torino.

Kaio Jorge është vetëm 19 vjeç dhe është rritur në ekipet e moshave të Santosit, ndërsa në skuadrën e parë ka debutuar që më 2018-ën dhe deri tani numëron rreth 60 ndeshje e 8 gola të shënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat