Chelsea refuzon disa oferta për sulmuesin shqiptar

Futboll

Chelsea refuzon disa oferta për sulmuesin shqiptar

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 11:44
Chelsea refuzon disa oferta për sulmuesin shqiptar

Plane më të mëdha përgatiten për Armando Brojën, Chelsea refuzon disa oferta për sulmuesin shqiptar!

Armando Broja u rikthye përsëri në Londër pas asaj aventure mjaft të suksesshme me Viteshen. Sulmuesi shqiptar është vënë menjëherë nën urdhërat e Tuchel me ekipin e parë të Chelsea-t, duke ndezur kështu shpresa të mëdha për sa i përket të ardhmes së tij.

Lojtari i Kombëtares kuqezi ia ka dalë të shënojë me blutë e Londrës dhe duket se ka lënë një përshtypje të mirë në sytë e trajnerit gjerman.

Në Angli bëjnë të ditur se Chelsea ka refuzuar disa oferta huazimi për Brojën, gjë që të shtyn të mendosh se plane më të mëdha po përgatiten për të.

Pas largimit të Giraud dhe një ndarjeje të mundshme të Tammy Abraham, 20-vjeçari do të ishte një alternativë e vlefshme për Tuchel sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat