Pret transferimin te Interi

Futboll

Pret transferimin te Interi

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 12:10
Pret transferimin te Interi

Duhej të mbërrinte në Sardenjë që të hënën për të nisur përgatitjet para-sezonale, por Nahitan Nandez ka marrë edhe tre ditë të tjera leje, ndërsa mediat në Itali bëjnë me dije se pas këtij vendimi të mesfushorit të Cagliarit, qëndrojnë pikërisht negociatat me Interin.

Zikaltrit nuk e kanë fshehur asnjëherë interesin për mesfushorin 236-vjeçar të Cagliarit, i cili në dy sezone në Serinë A ka treguar se di të bëjë mirë në thuajse të gjithë pozicionet e mesfushës, përfshi edhe atë të krahut të djathtë, që te Interi është bosh pas largimit të Achraf Hakimit.

Cagliari e vlerëson futbollistin rreth 30 milionë euro, ndërsa Interi ka ofruar ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje, në një marrëveshje ku i përfshirë do të jetë edhe mesfushori belg Radja Nainggolan, i cili do të rikthehet sërish në Sardenjë për të vijuar karrierën.

Edhe vetë futbollisti ka bërë punën e tij, duke shfaqur hapur vullnetin për t’u transferuar në Milano, çka ka sjellë edhe një reflektim të drejtuesve të Cagliarit, të cilët duket se janë gati të pranojnë kushtet e Interit për të kompletuar transferimin që në muajin korrik.

Megjithatë Nandez nuk do të jetë përforcimi i vetëm i zikaltërve, që vijojnë të punojnë për të afruar një tjetër futbollist për krahun e djathtë të mesfushës, me spanjollin Hector Bellerin që është në avantazh për momentin, por mungon akoma marrëveshja me Arsenalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat