Ramos rrezikon

Futboll

Ramos rrezikon

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 12:48
Ramos rrezikon

Serxho Ramos nuk ka udhëtuar me skuadrën e PSG-së drejt Seviljes për t’u përballur në miqësore.

Trajneri Poçetino nuk e ka përfshirë në listë ish-kapitenin e Realit të Madridit, duke konfirmuar faktin që ende nuk është gati për të luajtur dhe për të marrë minuta.

Ai duhet të punojë ende me ritme të lehta në mënyrë që të mos rrezikojë dëmtimin.

Por problemi është që Serxho Ramos mund të humbasë edhe Superkupën e Francës, e cila do të luhet më 1 gusht kundër Lilës.

Ai do të jetë një mungesë e madhe për skuadrën franceze, ku do të kërkonte të fitonte trofeun e parë me ekipin e ri. Megjithatë, asgjë nuk është e përjashtuar. Ai është duke punuar intensivisht për të ndihmuar ekipin me eksperiencën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat