Ish-lojtari zyrtarizon lidhjen me vajzën e Maradonës

Futboll

Ish-lojtari zyrtarizon lidhjen me vajzën e Maradonës

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 13:48
Ish-lojtari zyrtarizon lidhjen me vajzën e Maradonës

Në muajt e fundit kishte zëra për një marrëdhënie të mundshme midis ish-sulmuesit argjentinas dhe vajzës së Diego Armando Maradona e Claudia Villafañe, Gianinna.

Postimi i fundit i Pablo Daniel Osvaldos në faqen e tij shumë të njohur në Instagram nuk lë më dyshime.

Në fakt, argjentinasi vendosi të dalë hapur dhe publikoi një foto duke përqafuar vajzën e ish “Pibe de Oro”, duke shkruar një mesazh shumë të qartë:

“Te amo” (të dua). Gianinna dhe Daniel Osvaldo janë njohur me njëri-tjetrin që nga viti 2015, kur ai u kthye në Argjentinë për të luajtur me Boca Juniors.

Në atë kohë, lideri aktual i bandës rok “Barrio Viejo”, i cili ishte në një lidhje me Jimena Braón, u vendos në një shtëpi të lagjes private në Tigre, ku vajza e vogël e Diego Armando Maradonës jetonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat