Terry flet pas largimit nga Aston Villa

Futboll

Terry flet pas largimit nga Aston Villa

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 15:25
John Terry dhe Dean Smith

John Terry ka thurur lëvdata për Dean Smith.

Ish-asistenti i Aston Villës, John Terry është larguar nga posti i tij.

Pas lajmit për largimin e tij nga klubi anglez, ishte mbrojtësi i cili reagoi duke falënderuar ish-kolegun e tij, menaxherin e Aston Villës, Dean Smith.

Terry zgjodhi profilin e tij në Instagram për të përçuar një mesazh për Smith dhe Aston Villën.

“Zotëri… Unë do t’ju jem gjithmonë borxhli ndaj jush që më dhatë mundësinë për të filluar karrierën time të trajnerit në një klub kaq të mrekullueshëm. Më lejove gjithmonë afër në biseda të vështira me lojtarët dhe në takime me bordin ku merreshin vendime të rëndësishme, ky ka qenë mësimi më i mirë që mund të kisha dëshiruar ndonjëherë”, tha ai.

“Të isha i pranishëm dhe të shikoja se si punoni dhe përgatitni seancat, ka qenë mënyra më e mirë për tu zhvilluar si trajner ka qenë arsimimi më i mirë që mund të kisha pasur ndonjëherë. Ju më keni mësuar që të mos jem kurrë shumë i emocionuar pas një fitore dhe kurrë të mos jem i dëshpëruar pas një humbje”, shtoi ai.

“Unë e kam shijuar çdo minutë të saj dhe kam mësuar aq shumë nga ju, jam shumë krenar për ato që kemi arritur bashkë në klubin që ti e doje dhe e mbështete duke u rritur. Aston Villa do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”, tha Terry

“Faleminderit zotëri ju jeni një menaxher i shkëlqyer dhe një mik i shkëlqyer. Unë gjithashtu do të doja ti falënderoja të gjithë lojtarët dhe stafin për ndihmën dhe mbështetjen tuaj gjatë kohës time në klub dhe t’ju uroj shumë të mirat për sezonin e ardhshëm. Një falëminderim i madh shkon edhe për tifozët e Aston Villa për mbështetjen e madhe që më keni dhënë si lojtar dhe trajner në këtë klub të shkëlqyeshëm”, përfundoi John Terry.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat