Kepa: Nuk kisha qëllim të mos respektoja Sarrin

Futboll

Kepa: Nuk kisha qëllim të mos respektoja Sarrin

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 15:58
Kepa: Nuk kisha qëllim të mos respektoja Sarrin

Kepa Arrizabalaga dëshiron shpagim dhe… sqarime. Ndoshta, ende i veshur me fanellën e Chelsea. Portieri spanjoll foli për “The Players Tribune”, duke analizuar vitet e fundit me autokritikë të qetë, përfshirë grindjen e famshme në finalen e Kupës së Ligës me trajnerin Sarri.

CHELSEA – Kampion europian si lojtar rezervë. Gjysma e kënaqësisë: “Tani për tani te Chelsea ndihem shumë rehat, si fizikisht, ashtu edhe mendërisht. E Them me bindje se jam portier më i mirë sot sesa dy vite më parë. Do të doja të kisha më shumë minuta aktivizim, do të gënjeja po të thoja se jam i kënaqur me gjendjen aktuale të gjërave. Por, i respektoj vendimet e trajnerit. Unë e di që duhet të punoj shumë dhe, nëse kam sukses, jam i sigurt se rezultatet do të vijnë”.

Edhe pse qëndrimi te Chelsea nuk është ende i sigurt. Kepa nuk përjashton asgjë, por kufizohet në shprehjen e tij: “Unë nuk e di të ardhmen, por sot jam shumë i lumtur në Londër dhe shpresoj të jem në gjendje të festoj shumë tituj të tjerë me Chelsea. Gradualisht kam humbur besimin. Unë e pranoj kritikën, duke ditur se si ta menaxhoj atë, është pjesë e profesionit tonë.

Por, nganjëherë e ekzagjerojmë. Ndonjëherë përdorim kritika për të dëmtuar, ose për të thënë gënjeshtra. Shpesh prekim elementë që nuk kanë të bëjnë fare me futbollin. Mendoj se duhet të ketë një kufi që nuk duhet kapërcyer. Ata na analizojnë, na lavdërojnë dhe na kritikojnë, por nuk na njohin”.

SARRI – Portieri i Chelsea është kthyer gjithashtu në diskutimin e famshëm me Sarrin. Ai dëshiron ta sqarojë atë moment, kur nuk pranoi vendimin e trajnerit për t’u zëvendësuar: “Kur pashë celularin tim në dhomat e zhveshjes, pas finales së Kupës së Ligës, kuptova se isha bërë lajm botëror. Dhe vazhduan të flisnin për këtë tri ose katër ditë të tjera. Qartësisht, shumica e njerëzve që panë imazhet, menduan se unë nuk kam respektuar Maurizio. Ndihesha i keqkuptuar, sepse nuk ishte kurrë qëllimi im të nënvlerësoja trajnerin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat