​Interi vë në shitje Lautaron

Futboll

​Interi vë në shitje Lautaron

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 17:09
Lautaro Martinez

Gjiganti italian dëshiron të krijojë fonde të reja nga shitja e sulmuesit argjentinas.

Kampioni i Serie A Interi thuhet se tani do të pranojë të dëgjojë oferta për sulmuesin Lautaro Martinez, raporton “Fichajes”.

Sulmuesit argjentinas i cili ka qenë i lidhur me transferime te Chelsea dhe Manchester City, do t’i lejohet të largohet vetëm nëse Interi pranon një ofertë të majme.

Fillimisht, raportohej se Martinez do të largohet nga Interi drejt Barcelonës, por me situatën e tanishme ekonomike në klubin katalunas, sulmuesi 23-vjeçar mund të largohet drejt Premier Ligës angleze me Chelsea dhe Manchester City si skuadrat që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Sezonin e kaluar 2020/21, Lautaro Martinez ka bërë 48 paraqitje në të gjitha garat për Interin, duke regjistruar 19 gola dhe 11 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat