Mourinho e pret në Portugali

Futboll

Mourinho e pret në Portugali

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 18:18
Mourinho e pret në Portugali

Ish kapiten, kampion i Evropës dhe i kthyer nga një përvojë me Mbappè dhe Neymar te PSG.

Megjithatë, ofertat e merkatos për Alessandro Florenzi janë duke u fshehur.

Mbrojtësi italian, në realitet, do të ishte i lidhur me Romën deri në vitin 2023 me një pagë prej 4 milion euro përfshirë bonuse.

Por ai nuk mendon për të qëndruar si verdhekuq. Jose e pret në grumbullimin portugez në Algavre në datën 2 gusht, bashkë me Cristante.

Sipas axhendës, Alessandro duhet t’i nënshtrohet tamponit të parë dhe më pas të nisë përgatitjet.

Por dëshira nuk duket aq e madhe. Në Sardenjë, ku ishte me pushime, ai u besoi disa miqve se Roma ishte një histori e madhe dashurie, tani e përfunuar.

Jose Mourinho tashmë i ka hapur dyert Florenzi. Ai foli në telefon për të kuptuar qëllimet e tij dhe po pret ta takojë atë në Portugali, ku mbrojtësi i sapoafruar, Vina, nuk do të jetë në gjendje të shkojë pas karantinës së detyrueshme.

Alessandro ka një vend në fluturimin privat që do të niset nga Ciampino për në Faro të hënën e ardhshme.

Disa ditë në të cilat Florenzi shpreson të gjejë një ofertë, mbase jashtë vendit pas huazimeve te Valencia dhe PSG.

Lamtumira e hidhur e vitit 2019 ka formuar një frakturë që duket e pashërueshme me mjedisin dhe pavarësisht lamtumirës së Fonseca, teknikut që e kishte braktisur, duket se nuk ka gjasa të “riqepet” raporti me drejtuesit.

Dhe vetë Florenzi nuk duket i gatshëm pavarësisht konkurrencës në rol që përfaqësohet vetëm nga Karsdorp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat