Ballkani barazon me Kayserisporin në miqësore

Futboll

Ballkani barazon me Kayserisporin në miqësore

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 19:41
Ballkani barazon me Kayserisporin në miqësore

Ballkani ka arritur në Turqi për fazën përgatitore.

Ekipi i udhëhequr nga Bekim Isufi ka zhvilluar edhe miqësoren e parë në Turqi.

FC Ballkani është përballur me skuadrën Kayserispor e cila garat i zhvillon në futobllin elitar të Turqisë.

Kjo ndeshje kontrolluese ka përfunduar me rezultatin e barabartë, 1-1. Golin për skuadrën nga Suhareka e realizoi Ermal Krasniqi.

Gjithashtu, gjatë ditëve në vijim “portokallinjtë” pritet t’i zhvillojnë edhe disa ndeshje tjera kontrolluese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat