Interi gati për sakrificën

Futboll

Interi gati për sakrificën

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 19:43
Interi gati për sakrificën

Pavarësisht se ka shitur Hakimi te PSG, Interi ka nevojë sërish për të arkëtuar dhe nuk mundet që të lëvizë në merkato për shkak të humbjeve të mëdha dhe bilancit negativ.

Kështu që mund të ketë një sakrifikuar të dytë dhe emri i tij është Lautaro Martinez.

Kampionët e Italisë janë gati të nisin bisedimet për shitjen e futbollistit argjentinas, i cili ishte afër Barcelonës verën e kaluar.

Lautaro realizoi 19 gola dhe dhuroi 11 asiste në sezonin e fundit me ekipin zikaltër. The Telegraph raporton se e kërkon Arsenali.

Mikel Arteta e sheh si përforcimin perfekt për majën e sulmit dhe drejtuesit e klubit anglez kanë kërkuar informacion tek Interi.

Së shpejti do të vijë oferta e parë e “Topçinjve”, teksa Interi kërkon minimalisht 70 milion euro për të lënë të lirë një nga yjet e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat