Voltana Ademi kërkon të mbushë “Loro Boriçin”, letër Manastirliut: Ndaj qipriotëve të mos ketë kufizime

Futboll

Voltana Ademi kërkon të mbushë “Loro Boriçin”, letër Manastirliut: Ndaj qipriotëve të mos ketë kufizime

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 19:54
Voltana Ademi kërkon të mbushë “Loro Boriçin”, letër Manastirliut: Ndaj qipriotëve të mos ketë kufizime

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që të lejojë pa asnjë kufizim praninë e tifozëve në ndeshjen e kthimit mes Vllaznisë dhe AEL Limasol, që zhvillohet ditën e enjte në Loro Boriçi.

“Duke kërkuar mirkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj ne do t’ju luteshim që në ndeshjen e datës 29 korrik në orën 21:00 në stadiumin Loro Boriçi të lejohet prania e tifozëve pa asnjë kufizim duke konsideruar se qyteti i Shkodrës prej kohësh ka arritur tashmë një imunizim falë edhe masave të kujdesshme të ndërmarra dhe ecurisë mjaft të mirë të procesit të vaksinimit masiv të popullatës nga ana e MSHMS”, thuhet në kërkesë.

Ademi thotë se ky vendim nuk do të paraqiste asnjë rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe kujton ndeshjen me boshnjakët e Siroki Brijeg, ku u lejuan 5 mijë tifozë në stadium.

“Për Klubin e Futbollit Vllaznia shëndeti i lojtarëve, stafeve teknike dhe spektatorëve do të mbetet prioritare dhe në këtë frymë kemi prezantuar edhe në ndeshjen e zhvilluar në Shkodër me datën 15 Korrik 2021 kundër boshnjakve të Siroki Brijeg ku falë zbatimit rigoroz te rregullave dhe protokolleve ndeshja u ndoq nga rreth 5000 tifozë shkodranë pa asnjë lloj problemi shëndetsorë si gjatë zhvillimit por edhe pas mbarimiit të saj”, thotë letra.

Aktualisht, me rregullat në fuqi në stadiume lejohen 30 për qind e kapaciteteve të tyre.

Letra e Voltana Ademit drejtuar Ogerta Manastirliut:

Në kuadër të turit të dytë të kompeticionit të Liges së Konferencës Evropiane me datën 29 Korrik 2021 në orën 21.00 në stadiumin Loro Borici në Shkodër zhvillohet takimi i kthimit me skuadrën Qipriote të AEL Limassol. Takimi i parë i zhvilluar me datën 22 Korrik ka përfunduar 1-0 në favorin e skuadrës AEL Limassol.
Duke qënë se ndeshja e kthimit e planifikuar me datën 29 Korrik 2021 ka një interes të jashtzakonshëm nga qytetarët shkodranë të cilët futbollin e kanë si aktivitetin e tyre parësorë në jetën e përditshme pritet një numër i konsiderueshëm spektatorësh ne tribunat e stadiumit Loro Borici.
Për Klubin e Futbollit Vllaznia shëndeti i lojtarëve, stafeve teknike dhe spektatorëve do të mbetet prioritare dhe në këtë frymë kemi prezantuar edhe në ndeshjen e zhvilluar në Shkodër me datën 15 Korrik 2021 kundër boshnjakve të Siroki Brijeg ku falë zbatimit rigoroz te rregullave dhe protokolleve ndeshja u ndoq nga rreth 5000 tifozë shkodranë pa asnjë lloj problemi shëndetsorë si gjatë zhvillimit por edhe pas mbarimiit të saj.
Duke kërkuar mirkuptimin dhe bashkpunimin tuaj ne do tju luteshim qe në ndeshjen e datës 29 Korrik në orën 21.00 në stadiumin Loro Borici të lejohet prania e tifozëve pa asnjë kufizim duke konsideruar se qyteti i Shkodrës prej kohësh ka arritur tashmë nje imunizim falë edhe masave të kujdesshme të ndërmarra dhe ecurisë mjaft të mirë të procesit të vaksinimit masiv të popullatës nga ana e MSHMS.
Shprehim bindjen se ky vendim do të ndihmonte në rikthimin e normalitetit në sport dhe në jetën sociale të qytetit të Shkodrës dhe do të ishte edhe një shembull suksesi në të gjithë vendin sesi mund të garantohet siguria publike duke iu rikthyer aktiviteteve të këtyre përmasave.
Duke ju falënderuar paraprakisht për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, mbetemi në pritje të një përgjigje pozitive nga ana Juaj.

Me konsiderate Voltana ADEMI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat