Abazi: Kthimi i vetëbesimit si një faktor kyq në ambiciet tona 

Futboll

Abazi: Kthimi i vetëbesimit si një faktor kyq në ambiciet tona 

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 20:33
Abazi: Kthimi i vetëbesimit si një faktor kyq në ambiciet tona 

Ferizaj po përgatitet me intensitet të shtuar për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.

Kryetari i klubit të futbollit Ferizaj, Lulzim Abazi, ka synime të mëdha, për t’u rikthyer në elitë.    

“Rendi që kemi vendosur në klub është në të vërtetë diçka që burimin e ka nga çrregullimi që ka qen më parë në klub!!”

Dashamirët e futbollit në Ferizaj, tifozët “Ujqit” si dhe adhuruesit e klubit nga rajoni i Ferizajt  dhe me gjerë kanë të drejtën të informohen për zhvillimet në klub.

FC Ferizaj pas një periudhe jo të mirë në shumë segmente ka arritur të ketë një qetësi dhe kushte normale për pune.

Ne ende nuk kemi përgjigje konkrete se ku jemi sot por kemi përgjigjen se ku ishim dje, pra:- ...dje ishim kandidat serioz për rënie nga liga e parë kurse sot klubi ka një transformim jo vetëm në segmentin organizativ, jo vetëm në segmentin financiar por ka një ndryshim të rrënjësishëm edhe për nga mënyra e qasjes dhe të menduarit në drejtim të zgjidhjeve të problemeve ekzistuese si dhe sfidave që na presin ditëve në vijim, këto ndryshme na bëjnë të besojmë dhe të guxojmë pak ma shumë.

Megjithatë, nuk do të prodhojmë mjegull, ne jemi të qartë në synimet tona, pra: -Ndërtimi i një rendi shtëpiak në klub. -Kthimi i vetëbesimit si një faktor kyq në ambiciet tona.
-Ndërtimi i ambicieve “ Hap pas hapi” 

- Ndërtimi i ambicieve në raport edhe me dëshirat e opinionit publik.   ....kaq për sot!”, ka thënë Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat