Teuta: Ne jemi kampionët

Futboll

Teuta: Ne jemi kampionët

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 20:58
Teuta: Ne jemi kampionët

Teuta ka kaluar disa javë shumë të vështira pas eliminimit në Ligën e Kampioneve e më pas edhe një humbje që pakkush e parashikonte në shtëpi përballë Inter D’Eskaldes në Ligën e Konferencës.

Por suksesi në transfertë me përmbysjen që i mundësoi kualifikimin, ka lehtësuar përsëri durrsakët duke hequr trysninë ndaj tyre.

Kështu, menjëherë pas ndeshjes është shfaqur postimi i zakonshëm në rrjetet sociale me rezultatin e sfidës.

E më pas, është shfaqur një postim i dytë, duke u kujtuar të gjithë atyre që kishin kritikuar durrsakët, se kjo ishte skuadra e cila kishte dominuar futbollin shqiptar në vitin e fundit.

“Ne jemi kampionët”, ishte postimi i Teutës pas përfundimit të duelit, duke i lëshuar dorashkën e sfidës të gjithë atyre që kishin dyshuar se ky ekip mund të kalonte ture në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat