Shkëlqen Myrto Uzuni, asiston në dy gola, Ferencvaros kalon tutje

Futboll

Shkëlqen Myrto Uzuni, asiston në dy gola, Ferencvaros kalon tutje

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 00:00
Myrto Uzuni

Skuadra hungareze, Ferencvaros ka kaluar tutje në ndeshjen e kthimit të xhiros së dytë të fazë eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Ferencvaros ka fituar ndaj Zalgirisit të Lituanisë me rezultatin 1-3.

Futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni i cili po kalon formë të lartë, ka shkëlqyer edhe në këtë sfidë.

Ai asistoi në dy gola të klubit të tij. Ai asistoi në dy golat që u shënuan nga Ryan Kabir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat